Sporti

Anglia e humbë në tavolinë ndeshjen me Islandën?

11/11/2020 09:24
nga:M K

Mbase nuk ka rastisur të ndodhë ndonjëherë që një kombëtare si Anglia ta humbë ndeshjen në tavolinë, megjithatë ndikimi i koronavirusit është i pashmangshëm.

Anglia ka vendosur rregulla strikte për ata që hyjnë brenda vendit, andaj thuhet të jetë vështirë që ata të heqin dorë, respektivisht të bëjnë lehtësira për Islandën, kundërshtarin e albionëve në Ligën e Kombeve, përcjell GazetaBlic.

Takimi që do të luhet me datën 18 Nëntor, mund t’u takojë mysafirëve në “tavolinë”, pasi sipas rregullores së UEFA-së, vendait duhet të mendojnë për organizimin e ndeshjes dhe një dështim eventual do të thoshte dështim, gjegjësisht humbje e lojës.

Gjithsesi, federata angleze dhe autoritetet qeveritare janë në kontakte të përditshme, andaj mbetet të shihet nëse pak ditë para duelit do të marrin ndonjë vendim në favor të ekipit kombëtar apo jo.

/GazetaBlic/

12/05/2020 11:53

Pas nëntë muajsh, tifozët e Premier Ligës rikthehen në stadiume