Sporti

Ancelotti për Rangnick: Kam dëgjuar se është i dashuruar pas Milanit të Sacchit, nuk ia njoh filozofinë

05/02/2020 21:45
nga:M K

Ish-futbollisti dhe trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti ka folur për situatën momentale që po e kalon skuadra ku kaloi vitet më të bukura të karrierës, si lojtar, ashtu edhe si trajner.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë me gazetarin Carlo Pellegati, Ancelotti paralajmëroi Milanin që të ketë kujdes sa i përket trajnerëve, përcjell GazetaBlic.

“Ata (Milani) duhet të kenë kujdes nga trajnerët e paaftë, jo nga ata të huajt. Fatmirësisht i kanë zgjedhur shumë të mirë”, tha fillimisht tekniku italian.

Ndërkaq, komentoi pak edhe emrin e mundshëm për timonier të Rossonerëve nga sezoni i ri, Ralf Rangnick.

“Jemi takuar kur isha në Gjermani. Nuk e njoh. Kam lexuar se është i dashuruar pas Milanit të Sacchit, por nuk ia njoh metodologjinë e punës”, tha mes tjerash Carlo.

/GazetaBlic/

06/23/2020 19:41

Spanjë: Ancelotti akuzohet për evazion fiskal