Lajme

Ambasada amerikane: Marrëveshje historike

02/14/2020 10:22
nga:Norë Kelmendi

Kosova dhe Serbia në Mynih të Gjermanisë kanë nënshkruar sot marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradat.

Këtë marrëveshje e ka cilësuar si historike ambasada e SHBA-ve në Gjermani.

“Ambasadori Grenell e ka hapur Konferencën e Sigurisë në Mynih me një marrëveshje historike të hekurudhave dhe autostradave mes Kosovës dhe Serbisë, pas marrëveshjes së muajit të kaluar për linjën ajrore Beograd-Prishtinë”, thuhet në postimin e ambasadës në Twitter.

Marrëveshja në fjalë u nënshkrua me ndërmjetësimin e SHBA-ve përmes të dërguarit Special të presidentit Trump, Richard Grenell.

I pranishëm në këtë ceremoni të nënshkrimit ishte edhe presidenti Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

05/07/2020 12:25

Reagon Isa Mustafa: Askush nuk mund t’i ndryshojë kufijtë e Kosovës, as Grenelli, as Borelli e as Lajçaku