Sporti

Flet Arb Manaj: Stërvitjet individuale nuk janë shumë atraktive, duam t’i arrijmë objektivat me Trepçën 89′

04/10/2020 12:11
nga:Mergim Rreci

Pandemia e madhe botërore  “COVID-19” i ka pezulluar të gjitha aktivitetet sportive në vendin tonë.

Superliga e Kosovës në futboll poashtu është në pauzën e saj të detyrueshme nga kjo pandemi. Skuadrat e Superligës i kanë ndaluar të gjitha aktivitetet e tyre kolektive, andaj futbollistët po shfrytëzojnë vetëm stërvitjet individuale.

Një gjë të tillë po e bën edhe mbrojtësi i FC Trepçës 89′, Arb Manaj. Ai është deklaruar për GazetaBlic, ku tha se këto stërvitje janë më të vështira dhe më pak atraktive në raport me stërvitjet kolektive me skuadrën.

“Stërvitjet individuale po shkojnë mire por dihet që ushtrimet grupore janë më ndryshe dhe po më mungojnë, po e jap maksimumin që ta mbajë formën që e kisha, shpresoj që të rikthehmi sa më shpejt dhe të vazhdojmë të luajmë përsëri dhe t’i arrijmë qëllimet e klubit që i kemi” deklaroi Manaj për GazetaBlic.

Ai së bashku me Trepçën 89′ synojnë mbijetesën në këtë sezon, ku siç dihet Manaj ka shkëlqyer me fanellën e mitrovicasve duke shënuar gole e asistime.

/GazetaBlic/