Lajme

19-vjeçari rrahu me shufër metalike 3 të mitur në Gjilan

07/24/2021 13:11
nga:Gazeta Blic

Një 19-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, mbrëmë rreth orës 21:00, për shkak të dyshimit se ka sulmuar fizikisht tre të mitur, në sheshin që gjendet në rrugën “Brigadat e UÇK-së” , në Gjilan.

Një burim nga policia i ka thënë Sinjalit se 19-vjeçari së bashku me disa persona të tjerë (të cilët nuk janë identifikuar ende nga policia), u ka shkaktuar lëndime trupore tre të miturve, D.K., E.K. dhe V.K., (emra të njohur për redaksinë).

Sinjali mëson se ata fillimisht ishin fyer mes vete me fjalë ofenduese e më pas, 19-vjeçari dyshohet se i ka sulmuar fizikisht, duke i goditur me grushte në kokë dhe në trup.

Pastaj, me një shufër metalike, ai dyshohet se e ka goditur në pjesën e syrit të majtë të miturin D.K.

Për shkak të lëndimeve që ua ka shkaktuar, tre të miturit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit