Cool

19-vjeçari që bëri milionat nga kriptovalutat: Nëse keni ‘Bitcoin’, do bëheni milionerë brenda 10 vitesh

05/14/2019 14:51
nga:Natyra

Erik Finman, 19-vjeçar, bëri premtimin se nëse do bëhet milioner përpara moshës 18-vjeçare, nuk do shkojë në universitet.

Kësisoj, ai përpara kësaj moshe investoi në kriptovalutën ‘Bitcoin’, duke u bërë milioner përbrenda një periudhe shumë të shkurtër, transmeton lajmi.net.Finman, tani 19 vjeç, ka qenë duke tregtuar ‘Bitcoin’ dhe kriptovaluta të tjera për shtatë vite me radhë.

Në një intervistë me ‘Business Insider’, ai parasheh një të ardhme të ndritur mbi kriptovalutat në përgjithësi në 10 vitet e ardhshme.Madje, ai pohon se të bërit milioner përgjatë këtij hendeku kohor do jetë më i lehtë se kurrë, me kushtin që ju me doemos të posedoni kriptovalutë.

‘Unë them se nëse nuk bëheni milioner në 10 vitet e ardhshme, atëherë është faji tek ju”, deklaroi milioneri adoleshent në intervistë.Ai gjithashtu rekomandon që të jeni të kujdesshëm dhe të përzgjedhni me saktësinë vlerën monetare elektronike në të cilën dëshironi të investoni’.

05/22/2019 00:38

Trump e kërcënon Meksikën për emigrantët