Sporti

Tifozi futet në fushë për një selfie me Ronaldon, por e bën shumë nervoz sulmuesin portugez

02/27/2020 11:28
nga:Mergim Rreci

Juventus është mposhtur mbrëmjen e kaluar në fazën e parë të eliminimeve për Champions League.

“Bianconerët” kanë vuajtur shumë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Lyonit, atje ku nuk arritën ta gjenin rrugën e golit dhe në fund pësuan 1 me 0, shkruan GazetaBlic.

Me rezultatin jo në favor të skuadrës së tij, Cristiano Ronaldos nga fundi i ndeshjes iu desh të merrej edhe me një tifoz vendas, që u hyri në fushën e lojës.

Tifozi vrapoi në drejtim të Ronaldos, mirëpo kjo nuk e bëri aspak të lumtur sulmuesin portugez i cili u nervozua tej mase me futjen e tij në fushë.

Pjesëtarët e sigurimit reaguan shpejtë, për të larguar tifozin nga fusha.