Sporti

Sherr tek Juventus, Bonucci dhe Matuidi përplasen me njëri-tjetrin

02/27/2020 09:32
nga:Mergim Rreci

Juventus ka humbur ndeshjen e parë në Champions League në garën e eliminimeve direkt.

Bianconerët janë mposhtur në Francë nga Olimpique Lyon, të cilë fituan minimalisht 1 me 0 në Groupama Stadium, shkruan GazetaBlic.

Por para dhe pas kësaj ndeshje ka pasur  një përplasje mes dy lojtarëve që u aktivizuan nga minuta e parë për skaudrën juventine. Matuidi dhe Bonucci kishin një mosmarrëveshje që zgjati edhe pas ndeshjes.

Kapiteni i bardhezinjve nuk ka qenë i kënaqur me mënyrën se si mesfushori francez po bënte nxehmjen dhe i ka kërkuar llogari për këtë. Ne fundin e ndeshjes ai e pranon dhe thotë se i tha Matuidisë se skuadrën e bëjnë lojtarët që nuk janë në formacion!