Uncategorized

Lajme të këqija për Barcelonën, Pique mungesa e madhe në “El Clasico”!

02/26/2020 08:42
nga:Mergim Rreci

Barcelona a pagoi shtrenjtë barazimin ndaj Napolit mbrëmjen e kaluar në Champions League.

Të drejtuarit e Setien përveç barazimit në “San Paolo” morën edhe lajmin e keq të mungesave, shkruan GazetaBlic.

Sergio Busquets dhe Arturo Vidal do të jenë dy mungesat e mëdha për ndeshjen e ardhshme. Busquets mori kartonin e dytë të verdhë rresht, kurse Vidal u ndëshkua me karton të kuq në këtë ndeshje.

Humbje e madhe për Barcelonën mund të jetë edhe Gerard Pique i cili u lëndua në kyçin e këmbës dhe mendohet se nuk do të jetë pjesë e “El Clasicos”.

Në këtë mënyrë Setien do të duhet ti vendos në vijën e mbrotjes dyshën Umtiti – Lenglet, të cilët janë qëndërmbrojtësit e vetëm në këtë edicion të mbetur tek Blaugrnasit.