Sporti

Flet ish-gjyqtari italian: Nuk ishte penallti tek goditja e Ronaldos, gjyqtari gaboi me vendimin e tij

02/14/2020 10:40
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pa fitues takimi i parë gjysmëfinal mes Milan dhe Juventus, në kuadër të Kupës së Italisë.

Takimi përfundoi në shifra të barabarta 1:1.

Rossonerët ishin padyshim më të rrezikshëm derisa gjetën golin me Ante Rebic (61’), i cili pas dy rasteve të huqura arriti të mposhte Buffon.
Në vazhdim, skuadra e Pioli pësoi goditje të rëndë pasi Theo Hernandez (72’) u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
As kjo nuk u shfrytëzua nga Zonja e Vjetër, që assesi nuk po gjente mënyrë për të rrezikuar portën e Donnarumma.

Ishte i zakonshmi Cristiano Ronaldo (90+1’) që barazoi rezultatin falë një 11-metërshi të cilin e fitoi vet.

Mirëpo kanë filluar polemikat pas ndeshjes në lidhje me penalltinë e akorduar në të mirë te Juventusit, Ishte ish-gjyqatri Tiziano Pieri ka deklaruar që penalltia nuk duhej të akordohej, përcjell Gazeta Blic.

“Nuk ishte penallti, këtë situatë e ka shpjeguar Rizzoli në takimet tona me kapitenët dhe trajneret e Seria A.. Nëse lojtari është me kurriz nga topi nuk është penallti” deklaroi ish trajneri.

/Gazeta Blic/