Lajme

17 vjeçarja nga Gjilani u detyrua nga i dashuri të kryejë marrëdhënie seksuale me shokët e tij

02/28/2020 21:33
nga:L I

Do të martohej po atë datë. Por një 17 vjeçare nga Gjilani nuk deshi të martohej me personin që ishte e fejuar, dhe kishte vendosur që të braktisë familjen e të largohej me të dashurin e saj në mesnatën e 23 shkurtit.

Pasi prindi i saj kishte lajmëruar rastin në Policinë Rajonale të Gjilanit, më 24 shkurt i njëjti raportoi se e bija ishte kthyer.

E me gjasë rrugëtimi i saj kishte qenë mjaft i vështirë.

Bazuar në dëshminë që ajo ka dhënë në Policinë e Kosovës e të cilën e ka parë T7, e mitura ishte detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me shokët e të dashurit të saj.

Maltretimi ndaj saj kishte vazhduar edhe gjatë rrugës për në shtëpi.

Nga katër të dyshuarit, tre prej tyre janë arrestuar.

Të njëjtit kanë treguar versionin e tyre.

E Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve S.I, A.A dhe S.L pasi dyshohet se janë të përfshirë në veprën penale “Dhunimi”.