Sporti

17-vjeçari nga Podujeva nënshkruan kontratë me Bayern Munich

03/15/2019 08:36
nga:M K

Dalja e shumë të rinjve drejt vendeve evropiane ka dalë opsion i suksesshëm.

Në vende të ndryshme të perëndimit, talenetët kosovarë po vazhdojnë të korrin suksese, shkruan Llapi.info

E këtë e ka ‘vulosur’ edhe 17-vjeçari nga fshati Llugë i Podujevës, Lorent Glloboderi.

I riu ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me njërin ndër klubet më të mëdha në Gjermani, Bayern Munich.

Ai tashmë është pjesë e akademisë së klubit bavarez dhe ka arritur marrëveshje për pesë vjet.

Ndërkohë, llapjani ka stërvitur edhe me klube kosovare përpara se të emigrojë në Gjermani, ku edhe tani ka shënuar sukseset e para në futboll.