Sporti

17 vjeçari nga Kosova për herë të parë rezervist te skuadra e Premierligës

01/24/2020 09:45
nga:M K

Është i lindur në Angli, por ka prejardhje kosovare.

Fjala është për Andi Janjevën, i cili mbrëmë ka regjistruar një sukses të rëndësishëm në karrierën e tij, shkruan GazetaBlic.

17 vjeçari kosovar ishte në listën e rezervistëve për Watfordin në duelin e kupës FA përballë Tranmere.

Skuadra nga “Vicarage Road” u mposht 2-1 për t’u eliminuar, por për Janjevën ky ishte një moment i veçantë, i cili pritet të jetë forcë shtytëse për të që në të ardhmen e afërt të shënojë edhe suksese të tjera në aspektin personal.

Kujtojmë se ai është i lindur më 11 Tetor të vitit 2002 në Angli, ndërsa mbetet të shihet çështja e prezentimit ndërkombëtar, nëse do të ketë gjasa apo jo që ai ta djeristë fanellën e Kosovës.

/GazetaBlic/