Showtime

16-vjeçarja nga Kosova tregon talentin e saj në Gjermani – juria mahnitet me paraqitjen e saj

04/15/2019 19:44
nga:FL.B

Ka kohë që vajzat shqiptare ia kanë dëshmuar botës se janë ambasadore të mira për të na zbardhë fytyrën kudo që shkojnë dhe veprojnë, shkruan GazetaBlic.

E këtë herë fytyrën po na e zbardhë një talente e cila sapo është shfaqur. Fjala është për 16-vjeçaren nga Kosova, Djellza Muhadri e cila ka vendosur të shfaqë talentin e saj në një shou gjerman.

Ajo në këtë konkurs ka sfiduar veten duke kënduar këngën “Sorry” që në origjinal këndohet nga Ashley Nicolette Frangipane e njohur si Halsey.

Në foto: Djellza Muhadri | Burimi: SUUPA, YouTube

 

Ajo me shumë krenari ka treguar se vjen nga Kosova derisa ka shtuar që për një kohë bashkë me familjen kanë jetuar në Berlin për t’u bartur më pas në Minden.

Edhe juria kanë pasur fjalë miradie për Djellzën derisa ka marrë komplimente për vokalin e saj të lehtë dhe me shumë qëndrueshmëri çka, siç thotë njëri prej jurisë, e bënë atë të veçantë sepse nuk është vetëm se këndon por edhe e ndjenë atë njëkohësisht.

Sipas asaj që është shkruar në YouTube, “SUUPA” është një konkurs profesional i këngës ku shumë të rinj e të reja, e kanë mundësinë të marrin pjesë dhe të tregojnë aftësitë e tyre në këndim qoftë edhe në stilin rep.

Ky konkurs ndanë nga 300-euro për çdo muaj për pjesëmarrësin që merr më së shumti shikime dhe pëlqime në YouTube.

/ © GazetaBlic /

06/20/2019 00:21

Parashikon Donika Kadaj- Bujupi: AAK do t’i fitojë zgjedhjet, kurdo që ato mbahen