Sporti

16 vjeçari Ansu Fati, mbrëmë shënoi rekord të ri në botën e futbollit

09/15/2019 08:14
nga:M K

Vazhdon të shkëlqejë në këtë fillim të edicionit të ri.

Fjala është për yllin e ri të Barcelonës, Ansu Fati, i cili ka marrë vëmendjen botërore pas performancave të jashtëzakonshme, shkruan GazetaBlic.

Përderisa, në ndeshjen e zhvilluar ndaj Osasunës, pra para pushimit ku u grumbulluan kombëtaret, arriti që si zëvendësues të realizojë gol, mbrëmë ka regjistruar një rekord të ri.

Futbollisti nga Guinea Bissau, shënoi e asistoi brenda shtatë minutave të para të ndeshjes, duke u bërë lojtari më i ri (16 vjet e 318 ditë) që shënon dhe asiston në një ndeshje.

Kujtojmë se statistikat e arritura nga ai nuk kishte arritur t’i bënte as Messi. Fati nga tre ndeshje me Barcelonën ka shënuar dy gola, gjë që argjentinasi nuk kishte arritur ta bënte deri në takimin e 13-të.

/GazetaBlic/