Cool

15 pyetjet që mund të parashikoni se sa do të zgjasë lidhja juaj

02/16/2020 08:03
nga:N S

Për të kuptuar se si po ecën lidhja juaj, lexoni këto pyetje.

Të jesh në dashuri është e mrekullueshme, por gjithashtu na bënë të kuptojmë se si po ecën lidhja dhe cilat janë gabimet që bëjmë dhe përmirësimet që duhet bërë.

Këto janë 15 pyetjet që parashikojnë jetëgjatësinë e lidhjes suaj:

A ju bënë partneri juaj të ndiheni më mirë, dhe a e bëni të njëjtën gjë edhe ju?

A jeni ju edhe partneri juaj rehat që ti ndani ndjenjat, dhe të vetëdijshëm që të brengoseni për ndjenjat e të tjerëve?

A e pranoni ju dhe partneri juaj njëri tjetrin ashtu siç jeni, pa e provuar ta ndryshoni njëri tjetrin?

Kur keni mosmarrëveshje, a komunikoni mes vete me respekt dhe pa negativitet?

A i ndani vendimet e bëra, dhe influencën në lidhjen tuaj?

A është partneri juaj shoku më i ngushtë?

A mendoni në termin “ne” më shumë se sa në termin “ti” apo “unë”?

A do i besonit njëri tjetrit paswordin e rrjeteve sociale?

A keni opsione të mira për njëri tjetrin?

A mendojnë shoqëria dhe familja juaj se ju keni një lidhje perfekte dhe që do të zgjasë shumë gjatë?

A është lidhja juaj e lirë nga flamuri i kuq, p.sh. tradhtia, xhelozia dhe vesi i kontrollit?

A keni mendimet e njëjta në lidhje me politikën, religjioni, rëndësinë e martesës, dhe dëshirën për të pasur fëmijë?

A jeni të gatshëm të sakrifikoni nevojat e juaja, dëshirën dhe qëllimet e jetës për njëri tjetrin?

Ju dhe partneri juaj a jeni të mendimit të njëjtë në lidhje me emocionet dhe personalitetin?

A jeni të kënaqur me jetës seksuale me partnerin tuaj?