15 anëtarë të prekur me “Covid 19” është bilanci i skuadrës spanjolle Deportivo Alaves.
Kështu ka konfirmuar vet klubi nga Primera divisioni spanjoll përmes një komunikatë zyrtare për shtyp, përcjell GazetaBlic.
Nuk janë të gjithë nga i njëjti rang, pasi disa futbollistë të prekur janë nga skuadra e rezervave.
Prej tyre duket se janë infektuar edhe pesë punonjës të klubit, që duket të jenë viktimë e transmetimit të koronavirusit nga lojtarët.
Më poshtë edhe komunikata:
“Ka pasur 15 raste pozitive. Tre prej tyre janë nga skuadra e ekipit të parë dhe shtatë sosht të ekipit B. Asnjë nga skuadra e Kirolbet Baskonia (skuadra e basketbollit të klubit) nuk ka rezultuar pozitiv. Kanë qenë gjithashtu pesë punonjës të klubit që janë prekur”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
📋 𝗖𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝗰𝗮𝗱𝗼 𝗢𝗳𝗶𝗰𝗶𝗮𝗹, Grupo @Baskonia – #Alavés
🔗 https://t.co/PVkW8orbZy pic.twitter.com/a94E8TMjHN
— Deportivo Alavés (@Alaves) March 18, 2020
/GazetaBlic/