Opinion

14 Shkurti dhe partitë politike

01/26/2021 22:03
nga:Labinot Krasniqi

Shkruan: Labinot Krasniqi

U caktua data 14 Shkurt për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale, në fillim sikur u pranua me shumë sportivitet kjo datë e vetë partitë politike në Kosovë nisen të publikojnë disa logo e foto me zemra e lidhje, aktivistë e udhëheqës duke u qeshur.. Por, gjendja në parti politike nuk është hiç e tillë.

Partitë politike, dikush me pak e dikush me shumë kanë mekate të mëdha kur kujtojmë së çfarë i kanë bërë vendit dhe qytetarit. Madje, partitë politike e kanë të vështirë që të dalin para qytetarit, ose thënë me ndryshe, do të duhej ta kishin të vështirë meqë ato nuk e kanë pasur problem daljen para elektoratit edhe pas shumë e shumë skandaleve.

Në fushatat e kaluara partitë politike kanë premtuar, e tash mund të them kanë genjyer aq shumë sa sot premtimet politike pjesë e madhe as nuk i dëgjon, e lërë më tu besoj. Punësimi në shifrat 100 mijë, 200 mijë, shteti ligjor, liberalizimi i vizave, etj. Të gjitha këto na kujtohen, madje gjatë qeverisjes së partive politike, PDK, LDK, AAK, veç uronin njëri tjetrin dhe qytetarët, se vizat veç janë çështje e kryer.

Punësimi, ka qenë vetëm për njerëzit e partive, të ndonjë grupi interesi, për ndryshe politikat qeverisese nuk kanë ndikuar në uljen e papunësisë. Shteti ligjor, është larg! Kanë kriju shtet në funksion të partive, kur nuk ju shkon për shtati bëhen prishje të koalicionit, (ri)bashkohen ose dergojnë vendin në zgjedhje, edhe pse Kosova është duke u lodhur nga procese të njëpasnjëshme zgjedhore, sidomos kur rezultati është shteti për partinë, partia mund të ndërroj, por asesi përmirësimi i jetës së qytetarit.

Politikat qeverisese në Kosovë deri me tani kanë lënë një sistem edukativ i cili vlerësohet larg të qenit cilësor, sado që janë rritur pagat dhe ka investime në shkolla duke tentuar të ketë kushte me të mira. Sistemi publik shendetësor është për keqardhje. Kosova vuan për ujë të pijes, mungesë kanalizimesh, etj.

Thjesht, Kosova është larg pritjeve të qytetarit dhe larg genjeshtrave të sajuara mirë nga ana e partive politike dhe lidershipi i tyre. Por, çfarë ndodh sot?! Pas shpalljes së zgjedhjeve dhe levizjes së partive drejt terrenit dhe kontaktit me qytetarët nuk u dëgjuan premtime dhe veç nisa të mendoj që partitë politike e kanë vërejtur ketë dhe në ndërdijen e tyre e kanë ketë fajë dhe i kanë lënë anash premtimet.

PDK ishte e para me disa premtime, prapë për rritje të pagave e pensioneve. Duhet thënë që PDK sikur po vazhdon që vizuelisht të bëjë fushatë me të mirë. Edhe LDK, tash së voni nisi të paraqes program dhe premtimet e saj, sikur dhe AAK, edhe pse kjo e fundit është në një garë të miksuar, meqë lideri i tyre synon presidencën.

NISMA, është në një udhëkryq të madh, mbijetese do ta thoja, meqë nisi gjithë ketë betejë me dorëzimin e saj për një koalicion me PDK, por kjo e fundit e refuzoj. Derisa, krejt në anën tjetër VV po duket e angazhuar vetëm në terren dhe pa prezantuar program e premtime.

Mos çertifikimi i disa kandidatëve të AAK-së, e sidomos të NISMA-së do të jetë një goditje e rëndë. Shumë me interes do të shihet mungesa e liderit të VV-së dhe dy prej figurave kryesore të saj, kur dihet që lideri i VV-së është njeriu me mbështetjen me të madhe popullore.

Por, nuk janë premtimet, as prezantimi i programit qeverises që po paraqesin përfaqësuesit e partive politike. Për dallim prej herave të tjera partitë politike, sidomos kandidatët për kryeminister e kanë vënë luften përsonale ndërmjet vete në pah, duke tentuar që në ketë mënyrë të mbajnë elektoratin afer edhe kësaj radhe, por pa sjellë ndryshime në lidershipin e partive, perjashto situatën e PDK-së, për shkak që lideri i tyre gjendet në Hagë.

Kandidatet për kryeminister, sidomos PDK dhe LDK që realisht ´´luftojnë´´ për pozitën e dytë sulmojnë në forma të ndryshme liderin e VV-së, kandidatin e tyre për kryeminister. E ky i fundit, nga reagimi i skenes politike ndaj vendit për shumë vite dhe reagimi ndaj vetë tij, vetëm po shihet si lider i pakontestueshëm.

Kjo me kujton kohën kur lideri i LDK-së Ibrahim Rugova, ishte qender e fyerjeve, sharjeve, dhunës.. ai veç me i pa kontestueshëm bëhej. Nuk është ideja që të krahasohen këto dy figura, por i tillë me duket reagimi i shoqërisë kosovare. E, kjo falë paknaqësisë së qytetarit ndaj punës së partive politike në qeverisjen e vendit, por edhe me vetë reformimin e partive politike. AAK dhe NISMA, sikur kanë zbut gjuhen ndaj liderit të VV-së, me synimin për një bashkëpunim pas zgjedhjeve.

Listat e partive politike duket së janë aq të përziera sa aq sa gjënë të mirë, duket që po aq janë përfshirë në lista vetëm për të mbuluar një rajon, një kuatë gjinore, por ka edhe të tillë si djali/vajza e dikujt apo lidhje të tjera.

Partitë politike, problemet që i kanë brenda, me siguri do t´i reflektohen dhe me votë. VV, e cila për pak kohë udhëheqi me qeverinë, morri disa veprime të vogla dhe u përballë me pandeminë, mandej humbi shumicën në Kuvend është edhe me tej ajo partia që nuk konsiderohet e ´´zhytur´´ në keq-qeverisje, por miksi që ka sjellë në listë mbetet të shihet së si do të vlerësohet.

Mbetet të shihet po ashtu rezultati i bashkëpunimit me Vjosën. LDK, e cila edhe kësaj herë shkoj me strategjinë e njëjtë, një lider tjetër, kandidat për kryeminister tjetër, është në një sfidë shumë të madhe, sidomos pas largimit të kandidatës për kyeministre nga zgjedhjet e kaluara, e cila ju bashkua VV me disa kandidatë për deputet.

Sfida kryesore, nëse do të arrij të bind votuesit e saj të mbesin aty ku ishin në zgjedhjet e kaluara. Lista e saj duket ajo klasikja, pa ndonjë hyrje të re.

PDK, që bënë vazhdimisht strategjinë e njëjtë, duke antarësuar disa analistë apo figura të tjera deri dikund publike gjendet para një faze goxha interesante. Lideri i saj gjendet në Hagë, e ushtruesi i detyres së kryetarit të partisë është kandidat për kryeminister, i cili nuk është përson që ka pasur shumë vota, por ka qenë figurë me e moderuar brenda partisë, por komandantet i ka afër dhe në terren.

PDK dhe LDK, deri dikund kanë strategji të ngjajshme, ku përveç hapsirës në media për te prezentuar premtimet, që të dy kandidatët e tyre deri me tani janë marrë shumë me liderin e VV-së. E lideri i VV-së po i shmanget çdo reagimi ndaj tyre dhe vazhdon punën në terren dhe komunikimi përmes mediave është me i pakët.

Derisa, po shihet që partitë politike kanë ´´deleguar´´ ´´analistë´´ dhe në ketë mënyrë për të mbajtur ato aktive në opinion, për të ul apo ngrit dikend, sidomos në linjen që atyre ju intereson.

Karakteristike në ketë fillim të përgatitjeve për zgjedhje është së disa parti politike sikur nisen fushatën me një frikë nga vota e diasporës kosovare, por edhe kjo frikë është prej fajit të tyre, meqë strukturat e tyre jashtë vendit i kanë lënë anash, madje doli që ka pasur marrëveshje ´´gjentelmene´´ për të lënë mergatën të vendos vetë, por regjistrimi i madh, sikur ka zgjuar partitë politike për një ri-organizim të shpejt.

Tjetër karakteristikë është së asnjëherë nuk kanë qenë me aktive se sa kësaj herë debatet televizive, të cilët përmes të ftuarëve apo të kontraktuarve të (pa) anshëm janë duke tentuar të orientojnë votën e qytetarit. Madje, studiot televizive jane dizajnuar që të ken sa me shumë vëmendje e ndikim.

Polarizimi i skajshëm në skenen politike do të bëjë ketë proces zgjedhor ndër proceset me komplekse zgjedhore, por nuk do të jetë me e lehtë as dita, java apo muji i parë pas çertifikimit të rezultatit.