Lajme

1341 raste aktive me Covid 19 në Kosovë

10/04/2020 07:03
nga:Sh Xh

1.341 raste aktive janë me Covid 19 në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

IKSHPK tregon se deri më sot pozitiv me këtë virus kanë rezultuar 15758 persona, prej tyre 630 humbën jetën kurse 13787 u shëruan.

Sipas këtij Instituti të shtunën u shëruan 56 persona nga virusi Korona kurse 53 të tjerë dolën pozitiv.

Rastet e reja janë nga këto komuna:

Komuna Prishtinë 11 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast Deçan, Gjilan, Malishevë, Prizren, Suharekë dhe Viti.

12/29/2020 13:59

Dyfishohen rastet e reja me Covid-19 në Premierligë