Sporti

“13 mijë tifozë në ndeshjen Borussia Monchengladbach – Bayer Leverkusen”!

05/23/2020 16:02
nga:M K

Tifozët e Borusia Monchengladbach kanë bërë një gjest të jashtëzakonshëm.

13 mijë prej tyre kanë dërguar fotografitë e tyre në stadium, për ta krijuar përshtypjen se janë në stadium dhe për të mos e lënë vetëm skuadrën në duelin përballë Leverkusenit, përcjell GazetaBlic.

Ata kanë paguar nga 19 euro, një shumë ndoshta simbolike në shikim të parë, por që do ta ndihmojë shumë ekipin në këto kohë krizash.

Fotot e kthyera në kartona, ata i kanë dërguar në zyret e klubit, e që pastaj këta të fundit i kanë vendosur në shkallët e stadiumit.

“Fatkeqësisht” deri më tani nuk është se i ka ndihmuar shumë kjo gjë, pasi vendasit janë në disavantazh prej një goli.

/GazetaBlic/

06/06/2020 21:28

Tabela e klasifikimit në Bundesligë pas ndeshjeve të sotme