Lajme

Moti sot në Kosovë

07/22/2019 07:33
nga:Blerim Halili

Gjatë kësaj jave pritet të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, transmeton Gazeta Blic.

Vala e të nxehtit afrikan që po depërton mbi kontinentin evropian, pritet të prek edhe rajonin tonë, por më shumë në pjesën e dytë të javës.

Për sot pritet të jetë nxehtë dhe kryesisht me diell.

Pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, e rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Temperaturat minimale do të shënojnë nga 13 deri në 15 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të shënojnë nga 29 deri në 32 gradë celsius.