Lajme

Befason Spanja: Po gjurmon vatrat e Covid nëpërmjet ujërave të zeza

08/01/2020 14:01
nga:Y I

Rastet me koronavirus janë në rritje në Spanjë. Autoritetet bënë me dije se rreth 15 mijë raste të reja janë raportuar gjatë javës së kaluar.

Në qytetin e Valencias, një ekip inxhinierësh dhe shkencëtarësh po hyjnë në rrjetin e kanalizimeve në një përpjekje për të zbuluar se ku mund të shfaqen shpërthimet e reja të Covid.

“Ne po përpiqemi që të gjurmojmë virusin Sars-Cov 2 në ujërat në vend, i cili është shkaktar i koronavirusit.

Virusi është sekretuar nga njerëzit që ditën e parë të infektimit.

Kështu ne jemi në gjendje të zbulojmë virusin 7 ditë para se të shfaqen simptomat e para”, deklaruan specialistët.