Sporti

Operohet Rodri, rikthimi tij në fushë do të jetë sezonin e ardhshëm

09/27/2024 15:29
nga:E K

Rodri pësoi një lëndim të rëndë në ndeshje me Arsenalin, i cili do të mbajë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Futbollisti spanjoll gjatë ditës së sotme u operua në Madrid dhe fatkeqësisht rezultat ishin edhe më të këqija se sa ishte pritur.

Këtë e komfirmoi edhe Pep Guardiola.

“Fatkeqësisht Rodri mori rezultatin më të keq. Ai u operua sot në mëngjes. Ky sezon ka përfunduar për Rodri. Sezonin e ardhshëm, ai do të jetë këtu”., ka thënë Pep.

Fituesi i Evropianit ka probleme me ACL.

Ai ishte një ndër favoritët kryesor edhe për të fituar Topin e Artë, mirëpo ky lëndim do t’i bëjë dëm atij.