Cool

12 rastet e reja me Coronavirus janë nga 5 komuna të ndryshme në Kosovë

03/30/2020 21:16
nga:N S

IKSHP-ja ka konfirmuar se sot edhe 12 persona në Kosovë janë testuar pozitivë me Coronavirus. Numri total i të prekurve tani ka shkuar në 106, ndërsa një person deri më tani ka ndërruar jetë pasi është prekur nga virusi.

12 personat që kanë rezultuar të prekur me Covid-19 të hënën vijnë nga pesë komuna të ndryshme në Kosovë. Të gjitha janë raste kontakti.

5 janë me vendbanim në Malishevë. 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicë.

Malisheva po vazhdon të jetë komuna me më së shumti të prekur, ndërkohë që në kryeqytet rastet po rriten dita-ditës.

IKSHPK bën thirrje që të respektohen rekomandimet për mbajttje të distancës dhe për qëndrim në shtëpi.