12 raste pozitive me variantin Delta Plus janë konfirmuar dje në Kosovë, derisa sot u. d. Ministrja Gexha-Bunjaku, ka thënë se ndodhemi në një situatë të qetë epidemiologjike, shkruan Gazeta Blic.
Këto komente Gexha-Bunjaku, i ka thënë pas një vizite që bëri tek ekipet mobile të vaksinimit në Qendrën e Vaksinimit kundër Covid-19 në Fushë Kosovë, ku kryesisht po vaksinohen qytetarë të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë po bënë thirrje për vaksinim, tashmë pa termine.