Sporti

Milani kërkon trajner të ri, De Zerbi do ta zëvendësojë Gattuson

05/22/2019 14:52
nga:Ideal

Një tjetër revolucion është duke e bërë në Milan – radhën e kanë trajnerët.

Leonardo është i vendosur të largohet nga klubi pas ndeshjes së fundit të sezonit në Serie A kundër Spalit dhe pritet të zëvendësohet nga Luis Campos i Lille – i cili thuhet se tashmë ka rënë dakord me presidentin e klubit, Ivan Gazidis, përcjell GazetaBlic.

Ndërkohë, në lidhje me pozitën e trajnerit të Rossonerëve për sezonin e ardhshëm – shanset e Gattusos duket se janë zbehur, megjithatë – ka ende një mundësi të madhe që ai të zëvendësohet në fund të sezonit dhe ka një emër të ri e i cili është Roberto De Zerbi.

Punët në Milan nuk po shkojnë mirë – por edhe skuadra e Lazios e ka humbur interesimin për De Zerbin dhe kështu tekniku shumë lehtë mund t’i bashkohet Milanit në verë.

De Zerbi mund të ketë shumë për të thënë jo vetëm si një trajner i mundshëm i Milanit – por edhe në lidhje me të ardhmen e klubit.

/GazetaBlic/