Sporti

LAJMI I FUNDIT: La Liga rifillon me 11 Qershor, përfundon me 12 Korrik

05/29/2020 11:05
nga:M K

Kreu i La Ligas, Javier Tebas ka konfirmuar se pjesa e mbetur e sezonit 2019/2020 në Primera Divisionin spanjoll do të rikthehet më 11 Qershor.

I njëjti pritet të mbyllet me 12 Korrik, për të lënë hapësirë për kompeticionet evropiane, e që do të zhvillohen në muajin Gusht, përcjell GazetaBlic.

Edicioni i ri në Spanjë ndërkaq do të fillojë me 12 Shtator.

Lajmin e ka bërë të ditur prezentuesi italiano-australian, Adriano Del Monte, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Kujtojmë se muaji qershor pritet të jetë pika e kthesës për shumicën e kampionateve të mëdha, teksa deri më tani janë konirmuar rikthimi i La Ligas, Premier Ligës e Serisë A.

/GazetaBlic/

06/24/2020 23:53

Eleganca e Vinicius dhe perla e Ramos, mjaftojnë | Real Madridi rikthehet në krye të La Ligas