Sporti

Këto janë fjalët e teknikut Josa, pasi arriti të triumfojë kundër Trepçës ’89

05/15/2019 18:16
nga:Ideal

Përkundër paralajmërimeve se disa zyrtarë të UEFA-s do t’i inspektojnë disa ndeshje të kësaj xhiroje në Superligë dhe Ligë të Parë – po mendohet se parashikimet dolen të sakta.

Llapi luajti me gjysmë zemër ndaj Feronikelit, me ç’rast drenicakët fituan tre pikë tejet të mëdha në luftën për titull, titull të cilin realisht e ka në dorë, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq pas triumfit të Prishtinës ndaj Trepçë’89 me rezultat përfundimtar 3:0 – foli edhe tekniku Jose -ku u shpreh mjaft i lumtur me këtë trepikësh – dhe thotë se do të jenë në garë të fortë me Feronikelin për titullin e kampionit:

” Duke e pas parasysh qe kishim nje ngarkesë të madhe në ndeshjen kundër Llapit.  Ne sot ja dolem – Trepça në pjesë të pare luajti më mirë – por ne i shfrytëzuam situatat dhe jam i knaqur me këtë trepikësh”.

“Kemi një skuadër që luan me gjakë dhe shpirt – te shohim se si do të rrjedhin gjërat në në dy ndeshjet e ardhshme”, përfundoi Jose.

/GazetaBlic/