Showtime

Këngëtarja shqiptare tregon si e kapi të dashurin në tradhëti

07/21/2019 22:26
nga:Y Ramadani

Personazhet e showbizit përfliten shpesh përsa i përket tradhëtisë. Këngëtarja shqiptare Era Rusi, jo vetëm e paska përjetuar tradhtinë, por e ka kapur dhe mat të dashurin, duke ia dredhur pas krahëve.

E ftuar në emisionin e “Diell” këngëtarja tregoi momentin e vështirë kur iu desh të përballej më një situatë të sikletshme, pikërisht

“Unë nuk jam natyrë grricëse, por Zoti mi sjell vetë gjërat” pohon Era. “Një ditë më ishte fikur telefoni, por më duhet të shkoja në koncert. Ia marr telefonit shokut tim dhe i kërkoj atij të marrë disa tualete tek makina kur ndërkohë vjen një përgjigje nga një numër që nuk e njihja ku shkruhej: “mirë faleminderit. Aq desha unë”.

“Unë e kam shtëpinë në kat të shtatë dhe shoku e ka bërë rrugën për 30 sec nga sikleti. Kur ai erdhi lart, unë nuk reagova dhe ia ktheva mbrapsht telefonin. Kur mbërrij afër vendin të koncertit, i kërkoj sërish telefonin dhe gjejeni pak, mesazhi nuk ekzistonte më. Hë ma sqaroni pak përse e kishte fshirë?” u shpreh më tej Era, duke mos e sqaruar nëse bëhej fjalë për historinë më të fundit të dashurisë apo jo.