Lajme

Jakup Krasniqi ka një kritikë për politikanët në debate

09/11/2019 23:16
nga:Blerim Halili

Jakup Krasniqi ka reaguar pas emisioneve të sontme politike, ku në njërin prej tyre pati edhe konflikt fizik, njofton Gazeta Blic.

Krasniqi ka pyetur nëse mund t’i përmend kush tri çështje që i ofruan përfaqësuesit e partive politike që pretendojnë qeverisjen në katër vitet e ardhshme.

“Unë nuk pash diçka”, ka shtuar ai teksa ka postuar një fotografi tërësisht të zezë.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Çka ofruan debatet e sotme në tv-të tona për të ardhmen?

A mund t’i përmend kush tri çështje që i ofruan përfaqësuesit e partive politike që pretendojnë qeverisjen në katër vitet e ardhshme?

Unë u mahnita vetëm me aftsitë e ndonjërit për t’ju thurë dithirambe akuzuesve të deritashëm?!

Unë nuk pash diçka, e ju çka po shihni në ketë foto?”./Gazeta Blic