Sporti

Hazard-Real Madrid, Sarri e dyfishon çmimin për belgun

04/09/2019 08:50
nga:Ideal

Eden Hazard po kalon në formën e tij më të mirë këtë sezon tek skuadra e Chelseas.

Belgu e gjunjëzoi klubin e West Hamit, ku arriti t’i shënoi dy gola maestral duke zënë kështu vendin e tretë në tabelën e Ligës Premierë, shkruan GazetaBlic.

Kujtojmë se Hazard po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha Evropiane, si Real Madridi e PSG, por tekniku i Chelseas, Sarri ka një përgjigje për ato skuadra që e dëshirojnë reprezentuesin e Belgjikës.

“Hazard luajti një ndeshje të mrekullueshme, të njëjtën gjë e bëri edhe kundër Brightonit. Ne jemi shumë me fat, sepse është shumë e lehtë për të fituar ndeshjen kur është në gjendje të bëjë atë lloj ndryshimi”.

“100 milionë euro është shumë e lirë në këtë treg. Ne i kemi parë çmimet në afatin e fundit kalimtar. Pra, është shumë e vështirë që ta marrësh një lojtar si ai, tha fillimisht Sarri.

“Por nëse Eden Hazard dëshiron të bëjë një eksperiencë tjetër, është shumë e vështirë ta mbash këtu”.

“Ne po përpiqemi të përmirësohemi për t’u bërë një nga ekipet më të mira në Angli dhe si pasojë në Evropë, por mendoj se duhet ta respektojmë vendimin e tij”, tha strategu.

/GazetaBlic/

06/16/2019 20:59

Kush po e pengon hapjen e negociatave me BE-në, flet Rama