Sporti

‘Çmenden’ tifozët e United – Loja elektronike ‘FIFA 2020’ vlerëson më shumë Mustafin se sa Maguire

09/12/2019 20:23
nga:Ideal

Tifozët e Man United i reagojnë ashpër zyrtarëve të monitorimit të lojës ‘FIFA 2020’.

‘SunSport’ zbuloi muajin e kaluar se mbrojtësi i Arsenalit, Mustafi mburrej me statistika më të mira se mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, përcjellë GazetaBlic.

EA Sports publikoi vlerësimet zyrtare të lojtarëve këtë javë, ku ikona e Barcelonës Lionel Messi, u kurorëzua me vlerësimin më të lartë në ‘FIFA 2020’ diku me 94’CB.

Por tifozët e United nuk pajtohen që mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Mustafi të vlerësohet më shumë se gjiganti i mbrojtjes, Harry Maguire.

Pra, Mustafi u vlerësua nga loja elektronike ‘FIFA 2020’, me 83 CB, ndërsa mbrojtësi më i shtrenjtë në Premierligë, Maguire me vlerësim prej 82 CB.

Kjo pra ka ndikuar që tifozët e United t’i reagojnë ashpër ndaj FIFA-s.

/GazetaBlic/