Sporti

118 gola në 38 ndeshje, Barcelona shpreson të mos përsëritet historia e vitit 2012

01/17/2019 14:46
nga:M K

114 gola në 38 ndeshje, një mesatare prej 3 golash për lojë, duket se garanton suksesin e titullit kampion në çdo kampionat.

Por, jo në La Liga. 114 gola u shënuan nga Barcelona në edicionin 2011-2012, por titullin e fitoi Real Madridi.

Katalanasit kishin shënuar 7 gola më pak se tw bardhët. Asnjë ekip tjetër, para atij sezoni, nuk e kishte përfunduar kampionatin spanjoll me një rekord finalizimi aq të lartë, duke u shpallur kampion.

15 nga këto 114 gola u shënuan nga Barça në vetëm dy ndeshje: ndaj Osasuna 8-0, në javën e 4-t të këtij kampionati, dhe 0-7, në transfertën e “Vallecas”, javën e 36-të.

Sidoqoftë, Barcelona dështoi për ta fituar titullin, por u gëzua me trofeun “Pichichi” të Leo Messit, që realizoi 50 gola.

Ylli argjentinas ishte goleadori i madh i atij sezoni për katalanasit, por jo i vetmi. 16 lojtarë të tjerë të Barçës arritën të shënojnë të paktën nga një gol. Pas Messit shkëlqeu në këtë aspekt veçanërisht Alexis (12) dhe Xavi (10).

Pjesa tjetër e golave shpërndahej kështu: Cesc (9), Pedro (5) Villa (5), Tello (3), Keita (3), Puyol (3), Alves (2), Iniesta (2), Thiago (2), Piqué (2), Cuenca (2), Adriano (1) dhe Busquets (1).

Nëse Messi u shpall “Këpuca e Artë” e La Liga-s në atë sezon, trofeu “Zamora” shkoi për Victor Valdes, i cili me 28 gola të pësuar në 35 ndeshje ishte portieri më i mirë i kampionatit.

Pra, mund të shënosh edhe kaq shumë gola e të mos shpërblehesh me titullin kampion, ndaj Barcelona është e paralajmëruar.

Pavarësisht se për momentin e shohin veten në kuotën e 43 pikëve, me 53 gola të shënuar, thuajse sa gjysma e shifrës së mësipërme, në gjysmë të sezonit, të distancuar me dhjetë pikë nga rivali historik i tyre, Real Madridi, nuk mund të thuhet se katalanasit janë “mbretërit” e La Liga-s.

Pikërisht, duke kujtuar këtë “precedent”, gazeta “Mundo Deportivo” ka bërë sot një paralajmërim për Ernesto Valverde dhe të tijtë…

12/13/2019 17:12

Ronaldinho: Messi nuk është më i miri në histori