Sporti

Shqipëria do të luaj me Iranin, para Kampionatit Botërorë ‘Rusia 2018’

12/04/2017 22:03
nga:E.A

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Iraniane e Futbollit kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi në të gjitha fushat.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe homologu i tij Iranian, z.Mehdi Taj kanë nënshkruar në Teheran në selinë e Federatës së Futbollit të Iranit edhe marrëveshjen përkatëse e cila lidh ngushtë në një bashkëpunim intensiv në të ardhmen këto dy federata.

Ky bashkëpunim fillimisht përfshinë ndeshjet miqësore me të gjitha skuadrat kombëtare, organizimin e turneve miqësorë, shkëmbim të lektorëve mbi kurset e edukimit të trajnerëve.

Po kështu, edhe në fushën e arbitrimit, marrëveshja parashikon shkëmbim të arbitrave mes dy federatave, apo lektorëve të arbitrave, si dhe trajnime të stafeve të niveleve të ndryshme.

 

Për faqen zyrtare të FSHF-së, pas kësaj marëveshjeje, Presidenti Armand Duka citoi:

“Jam i kënaqur në këtë vizitë zyrtare në Federatën e Iranit, por mbi të gjitha, për arritjen e një marëveshjeje bashkëpunimi në shumë fusha mes FSHF-së dhe Federatës së Iranit. Duke shprehur angazhimin maksimal timin dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, së bashku me homologun tim, z.Taj dhe vetë Federatën iraniane do të nisim një bashkëpunim të ngushtë, që me ndeshjet miqësore me ekipet kombëtare dhe deri te shkëmbimi i eksperiencave, mes dy institucioneve në nivele të ndryshme. Shkëmbim shumë pozitiv eksperiencash që do të vlejë maksimalisht për futbollin e të dy vendeve”.

01/16/2018 15:51

Armando Duka paditet në gjykatë, ja arsyeja