Lajme

111 ditë nga zgjedhjet, LVV e LDK s’po merren vesh, kjo e fundit nuk lëvizë nga pozicionet e saj

01/24/2020 12:22
nga:Norë Kelmendi

Dhjetëra takime ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti e atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, kanë rezultuar pa një marrëveshje për të qeverisur bashkë, shkruan GazetaBlic.

Letra e video mesazhe, deklarata e qëndrime të ndryshme nga dy taborët për poste e ndarjen e pushtetit, ka pasur në ditët dhe muajt e fundit.

Takime të nivelit Kurti Mustafa, nuk ka pasur që nga 8 janari, kur për herë të fundit ishin takuar në Kuvendin e Kosovës, e që asnjëra palë nuk kishte folur para mediave pas takimit, përveç disa njoftimeve për media.

Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike të Kosovës kanë refuzuar ofertat njëra tjetrës. E fundit është se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të tërhiqet nga pozita e kryetarit të Kuvendit e që aktualisht e mban Glauk Konjufca, i zgjedhur në seancën e 26 dhjetorit.

Në këmbim të kësaj pozite VV ka shprehur gatishmërinë që LDK t`i ofroj një ministri më shumë, 6 VV , 4 LDK.

Kjo ofertë me automatizëm është refuzuar nga LDK të cilët po insistojnë në ofertën e 8 janarit e që ka të bëjë me atë se LDK duhet t`i ketë pesë ministri dhe pozitat e të parit të shtetit dhe atë të Kryetarit të Kuvendit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk lëviz nga pozicioni i saj. Është e thjesht – nëse VV duan marrëveshje atëherë duhet ta pranoj ofertën tonë që është, ne duam pesë ministri përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit dhe presidentit, me kusht që kur të zgjedhjet presidenti një ministri t`i kthehet VV”, kanë thënë burime të GazetaBlic nga LDK.

Sipas këtij burimi, çdo takim potencial ndërmjet VV e LDK jashtë kësaj ofertë do të dështoj.

“LDK e ka bërë të qartë se nëse deri të dielën nuk kemi marrëveshje, ne si subjekt politik tërhiqemi”, ka thënë ky burim.

Të premten në një prononcim për gazeta Blic Arberie Nagavci nuk e ka përjashtuar edhe një takim ndërmjet Kurtit e Mustafës e që do të ishte takimi i fundit që do të përfundofte me marrëveshje, ose këto dy subjekte politike do t`i ndanin rrugët përfundimisht.

Nënkryetarja e VV : Është e padrejtë dhe e e papranueshme kërkesa për dorëheqjen e Konjufces

02/20/2020 13:03

Kurti paralajmëron shkarkime të reja të bordeve