11 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e fqinjit lindor të Kosovës, njoftohet se edhe 2.269 raste të reja pozitive me koronavirus janë regjistruar gjatë kësaj periudhe kohore, nga gjithsej 7.038 mostra të marra për testim.
Ndërkohë, janë shëruar edhe 1.420 pacientë të infektuar deri më sot, duke e çuar në 222.306 numrin e pacientëve të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë shënuar 247.663 raste pozitive, kanë vdekur 8.139 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 17.218 raste aktive.