Lajme

11 policë të infektuar me koronavirusi në Kosovë!

05/10/2020 11:03
nga:N.K

Muaji maj ka shënuar rënie drastike të numrit të qytetarëve të prekur me Covid-19, ndërsa është rritur në mënyrë të konsiderueshme numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë.

Listës së të shëruarve u janë shtuar edhe katër zyrtarë policorë të cilët kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa edhe shtatë të tjerë vazhdojnë të jenë ende pozitivë.

Kështu ka bërë të ditur, Bajram Krasniqi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, i cili tha se zyrtarët policor që kanë dal negativë aktualisht janë duke qëndruar për disa ditë në vetëizolim.

“Numri i policëve të prekur me COVID është 11 në tërë Republikën e Kosovës. Prej tyre 4 janë shëruar dhe 7 të tjerë vazhdojnë të jenë pozitiv, mirëpo janë në gjendje të mirë shëndetësore. Vazhdojnë edhe një vetëizolim të shkurtër, pastaj ne e kemi një Drejtori të Shërbimeve Shëndetësore në kuadër të Policisë ata tërë kohës përpos mjekëve të IKSHP-së i kanë trajtuar edhe këta dhe besoj që varësisht nga dita e bërjes së testit që kanë dal negativ ata do kthehen edhe në vendet e tyre të punës”, theksoi ai.

Krasniqi dha detaje për 11 zyrtarët policor që janë prekur gjatë kësaj periudhe me COVID19.

“Disa raste janë prekur gjatë transportit të personave që kanë qenë një rast ka qenë në Malishevë se i biri ka qenë i prekur dhe një rast tjetër e kemi një zyrtare policore e cila ka qenë jashtë vendit në trajnim dhe kur është kthyer ka dal pozitiv. Dhe pesë rastet tjera i kemi në pjesën veriore të Mitrovicës që janë të prekur me COVID”, tha Krasniqi.

Deri tani në Kosovë kanë rezultuar pozitiv 870 persona, prej tyre 653 pacientë janë shëruar ndërsa 28 kanë humbur.

 

09/24/2020 14:03

​Shkencëtarët bëjnë një zbulim të rëndësishëm mbi koronavirusin, që hedh dritë të re në procesin e infeksionit