Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 11 mijë e 900 persona kundër COVID-19.
Ndërsa, deri tani në vend janë dhënë 204 mijë e 774 vaksina.
48 mijë e 437 persona janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.900 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 204.774 doza të vaksinës. Deri më sot 48.437 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga MSH.
Me furnizimin e vendit me dozat e para të vaksinave Anti-COVID nga marrëveshja e nënshkruajtur me Pfizer, është parë një numër më i madh i të vaksinuarve në vend në krahasim me javët e kaluara.