Lajme

108 studentë kosovarë përfitojnë bursa për studime në Evropë

07/12/2019 17:05
nga:Gazeta Blic

Studimet jashtë vendit nuk janë më ëndërr, studentët kosovarë po eksplorojnë Evropën përmes bursave ndërkombëtare që i ofron Kolegji Universum për studime në 22 shtete të BE-së.

Deri tani 108 studentë të Kolegjit Universum kanë përfituar nga kjo mundësi për shkëmbim semestral në 78 Universitete Evropiane. Shiko fotot e studentëve përfituesve të bursave ndërkombëtare https://www.universum-ks.org/studentet-erasmus/

Për më tepër për këtë vit është shtuar numri i bursave ndërkombëtare që Kolegji Universum i ka në dispozicion për studentët e rinjë, pra për vitin akademik 2019/2020 Kolegji Universum i ka ndarë 395 bursa për studime në 22 shtete të BE-së. Apliko edhe ti https://bit.ly/2HuMame

Secili studentë i Kolegjit Universum përfiton shkollim falas, 950 euro kompenzim mujor dhe 360 euro kompenzim për shpenzime të transportit. Vlera totale e bursës për secilin student është 6,060 euro/semester.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë që i ofron për studentë! Deri sot 108 studentë të Kolegjit Universum dhe 83 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi. Apliko edhe ti https://bit.ly/2HuMame

Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062.