Sporti

100% me lojë, minimalisht me rezultat! Kosova shënon fitore para sfidës jetike ndaj Malit të Zi

10/10/2019 19:51
nga:M K

Përgjatë 90’të minutave në fushë u pa vetëm një skuadër, ajo e Kosovës.

Djelmoshat e Challandes, përkundër faktit se kishin mungesën e shumicës së lojtarëve të formacionit bazë, e dominuan totalisht kombëtaren e shtetit mes dy kontinenteve, të vjetër dhe atij të zi, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, u shënua vetëm një gol, edhe pse tifozët pritën më tepër se aq, kur kemi parasysh karakteristikën “cilësi”.

Golin e vetëm të kësaj ndeshjeje e shënoi Florent Hasani, që me ndihmën e Nuhiut, i cili e devijoi topin, realizoi golin e parë dhe të vetëm të kësaj sfide.

Kosova kishte edhe raste të tjera, por që nuk arriti t’i konkretizojë. Gjithsesi, kjo fitore shënon një pikë pozitive para duelit të së hënës, që pritet të jetë njëri nga më të rëndësishmit.

Pas pak do të vijmë me informatat shtesë nga përballja e sotme.

FT Kosova – Gjibraltar 1-0

/GazetaBlic/

10/21/2019 11:11

Detyra speciale e Richard Grenell në Kosovë