Sporti

10 vjeçari finlandez po fundosej në liqen, futbollisti kosovar e shpëton

06/06/2020 22:31
nga:M K

Futbollisti kosovar, Mehmet Hetemaj, që luan në Finlandë, ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm.

Ai ka shpëtuar një 10 vjeçar finlandez, i cili ishte duke u fundosur në një liqen në vendin nordik, përcjell GazetaBlic.

Këtë e pranoi vetë anëtari i skuadrës, Seinajoki, ku në një prononcim për portalin “Is.fi”, spjegoi sesi rodhi e gjithë ngjarja.

“Ishte një ditë e bukur, kështu që nëna ime dhe unë kishim ardhur këtu. Ishim disa metra larg ujit.

Unë e kam shikuar Baywatch shumë herë dhe ata i bëjnë këto gjëra të duken shumë të lehta. Por, ishte me të vërtetë e vështirë, edhe pse ai ishte i vogël.

Unë thjesht e tërhoqa atë mbi ujë me duart e mia dhe notova për pak metra derisa arrita ta prekë fundin me këmbët e mia.

Teknika ime s’ishte më e mira e mundshme, andaj mendoj se duhet ta mësoj të duhurën”, tha mes tjerash djaloshi i lindur në Skenderaj.

/GazetaBlic/

06/28/2020 16:04

Serbët festojnë betejën e humbur të Kosovës