Cool

10 kryeministra shqiptarë janë dënuar me vdekje, 7 janë vrarë

02/18/2020 19:46
nga:N S

Shqipëria ka një histori jo të mirë sa i përket të parëve të qeverisë ndër vite, që në fakt të lë gojëhapur, prandaj edhe është njohur si shteti më i pastabilizuar në Evropë.

Pjesa tjetër e historisë shqiptare vijon ku 10 kryministra në historinë e shtetit shqiptar janë dënuar me vdekje. Ata janë: Ahmet Zogu, Fan Noli, Maliq Bushati, Ibrahim Bicakciu, Kostaq Kotta, Shefqet Verlaci, Rexhep Mitrovica, Mustafa Kruja, Ekrem Libohova dhe Fiqiri Dine.
Shtatë kryeministra në historinë e shtetit shqiptar janë vrarë. Ata janë Ismail Qemali i helmuar, Esad Pashë Toptani i vrarë në atentat, Hasan Prishtina i vrarë në atentat, Xhaferr Ypi i vrarë nga bombardimi, Idhomeno Kosturi (në foto) i vrarë në atentat, Kostaq Kota vdekur në burgun e Burrelit nga torturat, Maliq Bushati i pushkatuar si armik, shkruan Gazeta Metro.

Republika e Shqipërisë ka pasur 33 kryeministra me këtë të fundit Edi Ramën. 7 nga ta  janë vrarë, 10 siç e cekëm më lartë janë dënuar me vdekje, 3 janë burgosur, por kishte edhe të atillë që janë regjistruar në librin Guinness për jetëgjatësi të pushtetit.

Kryeministri më jetëgjatë në detyrë është Mehmet Shehu. Me 27 vjet në detyrë Shehu është rekordmeni në historinë e shtetit shqiptar por edhe në botë.