Cult

1 milion turistë vizituan parqet ekologjike dhe kalatë në Shqipëri

02/28/2019 09:17
nga:Natyra

Viti 2018 solli rritje të kontributit të turizmit në ekonominë e Shqipërisë.

Sipas shifrave të bëra publike sot nga zyra e Kryeministrit në rubrikën “Fakt” thuhet se vitet e fundit, turizmi është bërë kontribues i rëndësishëm në ekonominë e vendit.

Por, nga ka ardhur ky kontribut? “Gjatë vitit 2018 numri i vizitorëve të huaj që kanë ardhur në vendin tonë ishte 5.9 milionë, pothuajse 80% më shumë krahasuar me vitin 2013. Po ashtu të dhënat na tregojnë se numri i turistëve që frekuentuan parqet ekologjike, muzetë dhe kalatë ishte gati 1 milion në vitin 2018, ose mbi 650 mijë më shumë krahasuar me 2013”, – thuhet nga shifrat.

Gjithashtu, me rritje janë regjistruar edhe vizitorë në zonat e mbrojtura siç njihen ndryshe Parqet Kombëtare ose monumentet natyrore. “Në vitin 2018, vizitorët në këto zona ishin 3.6 milionë, ose 850 mijë më shumë nëse krahasohen me vetëm një vit më parë”. / z.tosku

.

6⏱ SEKONDA

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 27 février 2019