Lajme

1 mijë e 328 raste aktive me Covid 19 në Kosovë

10/05/2020 07:16
nga:Sh Xh

1328 raste me Covid 19 janë aktiv në Kosovë sipas IKSHPK-së.

Këto raste aktive janë pjesë e 15814 rasteve që kanë dalur pozitiv që nga fillimi i pandemisë, raporton Gazeta Blic.

Nga të gjithë personat që dolën pozitiv me Covid 19, 630 prej tyre humbën jetën në luftën me këtë virus, kurse 13856 u shëruan.

Të dielen, IKSHPK raportoi 69 të shëruar dhe 56 raste të reja me Covid 19.

Rastet e reja janë nga këto komuna:

Komuna Prishtinë 16 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Viti.

12/29/2020 13:59

Dyfishohen rastet e reja me Covid-19 në Premierligë