Presidenti Ilir Meta ka reaguar për protestën e zhvilluar sot përpara Kryeministrisë me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës.
Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan se kjo nuk mund të jetë vetëm një ditë feste, por një moment reflektimi për të gjitha kushtet e punës në Shqipëri.
Sipas Metës, puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe pa kontribute pensioni, e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi.
Postimi i Ilir Metës në Facebook:
1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një moment reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri.
Puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi.