• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Lutfi Haziri:”Fatkeqësisht situata në Veri po shkon drejt eskalimit”

12/10/2022 21:09
nga:Astrit Gashi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri është i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin, ku ka folur për situatën e krijuar të sigurisë në veriu e Kosovës, për zgjedhjet në Veri të Kosovës, se a duhet të mbahen ose jo, si dhe për propozimin e përditësuar franko – gjerman për një marrëveshje finale Kosovë-Serbi, raporton GazetaBlic.

Haziri ka folur edhe për atë se nëse ose si duhet të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka bërë edhe një vlerësim të punës së Qeverisë së Albin Kurti në këto pothuajse dy vjet në qeverisje, për reformat në LDK dhe nëse kjo parti do të qeverisë me pushtetin pas zgjedhjeve të ardhshme.

“Fatkeqësisht veriu po shkon kah eskalimi, nga një skenar që ka qenë në fuqi tash e disa vite, por me dialogim të vështirë me marrëveshje e kompromise të vështira të kohës, është arritë që të dërgohet drejt një qëllimi që ajo popullatë në gjendjen ekzisutuese të filloj procesin e integrimit, një proces që ka qenë shumë i vështirë, një proces shumë i dhimbshëm politikisht, sepse kemi pasur të bëjmë me shpërbërje dhe integrim, që dallon prej situatave dhe proceseve. Kjo nënkupton se të gjitha ato struktura që ishin në atë kohë në veri, kur janë realizuar marrëveshjet, kanë kaluar në një proces integrimi pa një verfikim të hollësishëm sepse ,nuk kanë lejuar as kriteret, e as parimet e marrëveshjes ndoshta, por është bërë një integrim i cili me të cilin së paku është vendos një rend institucional”, tha Haziri.

Haziri më tutje shtoi se tani, “kjo grackë politike, në të cilën ka rënë kjo Qeveri dhe Kryeministri, në emër të sovranitetit dhe ligjshmërisë, “prapë i nxori me një bojkot të organizuar këta përfaqësues institucional si jolojal ndaj shtetit”.

“Natyrisht, nuk kemi blerë lojaliltet, kemi ndërtuar lojalilitet, i cili nuk është akt por proces dhe duhet ët ecët në kohë, për të mundur të ndërtohet nëj stabilitet më i madh atje dhe kjo është vetëm faza e parë e eskalimit të gjendjss sipas skenaravë serbe dhe të procesit të Vjenës, koha kur kemi punuar për Statusin e final politik të Kosovës dhe në periudhën e pas mbarimit të pavarësisë së mbikëqyrur, Serbia e ka pasur një skenar të hapur karshi Kosovës, që quhet veriu i Kosovës, që është territor që përfshin katër komuna në organizim institucional dhe që ëshët 17 për qind e territorit për 60 mijë banorë”, tha Haziri.