Lajme

​Rreth 120 milionë euro do t’iu rimburësohen qytetarëve në 5 vitet e ardhshme për tërheqjen e 10 % të Trust-it

11/03/2021 12:19
nga:Y I

Rreth 120 milionë euro do t’iu rimburësohen qytetarëve në 5 vitet e ardhshme për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti.

Në raportimin e Bordit dhe drejtorit të Fondit të Kursimeve Pensionale në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, u tha se tërheqja e këtyre mjeteve nuk e ka rrezikuar likuiditetin financiar.

Drejtori i Trustit, Ardian Zalli se këtë vit ka edhe rritje të kontribuuese aktiv në Fondin e Kursimeve Pensionale.

“Këtë vit janë rreth 400 mijë kontribuues aktiv, zakonisht në kohën kur ka zgjedhje KQZ angazhon komisioner dhe vëzhgues dhe rritet kontribuuesit aktiv”, tha ai.

Lidhur me investimet e Trustit në tregun ndërkombëtare, Zalli tha se në Evropë është tregu me i sigurt.