Një rënie 10-javore e infeksioneve të reja të koronavirusit në Evropë ka marrë fund dhe një valë e re e infeksioneve është e pashmangshme nëse qytetarët dhe politikanët nuk qëndrojnë të disiplinuar, tha sot shefi i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.
Javën e kaluar, numri i rasteve të reja u rrit me 10 për qind në rajonin evropian, i nxitur nga udhëtimet e rritura, tubimet dhe lehtësimi i kufizimeve shoqërore.
“Kjo po ndodh në kontekstin e një situate në zhvillim të shpejtë. Një variant i ri shqetësues, varianti delta, në një rajon ku, me gjithë përpjekjet e mëdha të vendeve anëtare, miliona mbeten të pa vaksinuar ”, tha Kluge.
Ai paralajmëroi se “do të ketë një valë të re në rajonin evropian të OBSH nëse nuk qëndrojmë të disiplinuar”.
Varianti delta i koronavirusit, veçanërisht ngjitës, mund të përbëjë 90 për qind të rasteve të reja në BE deri në fund të gushtit, vlerësoi javën e kaluar Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
OBSH pret që ky variant të bëhet “dominues” në kontinentin e vjetër deri në gusht.
Studimet e kryera si në laborator ashtu edhe në jetën reale pajtohen se një dozë e vetme e vaksinës siguron vetëm mbrojtje të kufizuar kundër variantit delta.
Në gusht, rajoni evropian i OBSH-së “nuk do të vaksinohet plotësisht, do të ketë kufizime të lira, dhe shtim të udhëtimeve dhe tubimeve”, shton OBSH.