Sporti

​Zyrtare: Herrera largohet nga Manchester United

05/11/2019 12:11
nga:Ideal

Ander Herrera nuk do të jetë më lojtar i Manchester United, duke filluar që nga fundi i këtij sezoni.

Kontrata e tij skadon me 30 qershor me “Djajtë e Kuq” dhe spanjolli nuk gjeti akord për të rinovuar.

Nëpërmjet një video mesazhi vetë klubi nga Manchesteri bëri me dije se 29-vjeçari do të largohet.

Kujtojmë që Herrera kaloi nga Athletic Bilbao tek Manchester United në qershor të vitit 2014 për 32 milionë euro dhe tani largohet si lojtar i lirë. Gjatë qëndrimit në Angli, Herrera ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 27 asist në 182 ndeshje.

Ndërkohë që me fanellën e “Djajve” ka fituar 1 Europa League, 1 FA Cup dhe 1 League Cup. Mesfushori spanjoll do të kalojë tek Paris Saint-Germian sipas të gjitha raportimeve dhe do të firmosë kontratë deri në vitin 2023, që do të thotë kontratë 4-vjeçare, ku lojtari do të përfitojë 36 milionë euro në total, 8 milionë euro në sezon.