Sporti

​Zidane: Nuk kam arsye ta bind Bale’n të qëndrojë tek Reali

11/01/2019 23:13
nga:M K

Zidane insiston se nuk është i obliguar për ta ftuar Bale tek Real Madrid, me qëllim që ta bindte atë për të qëndruar në klub.

E ardhmja e yllit të Uellsit sërish është në dyshim, pasi ai udhëtoi në Londër këtë javë për tu takuar me agjentin e tij, Jonathan Barneet.

Pas fitores 5-0 ndaj Leganes, tekniku francez foli edhe rreth çështjes së Bale.

Ai tregoi se ka një marrëdhënie të mirë me sulmuesin uellsian, i cili nuk është paraqitur me Madridin që nga data 5 tetor.

“Tema është në të kaluarën. Ai është këtu, është në fushë, duke u përgatitur kohë pas kohe”, tha fillimisht Zidane.

“Nuk kam pse të bëj asgjë. Nuk kam pse ta bind atë për asgjë sepse ai është këtu. Ai po stërvitet, ai ende nuk është në dispozicion, por ai është këtu në Real Madrid”, përfundoi francezi.

11/06/2019 10:01

Zidane: Mbappe ka ëndërruar gjithmonë Realin